Kthehet Frederik Veseli, titullar në surprizën e madhe të Kupës së Turqisë ndaj Gallatasarajit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 29, 2024 | 21:31

Kthehet Frederik Veseli, titullar në surprizën e madhe të Kupës së Turqisë ndaj Gallatasarajit

Frederik Veseli ka lënë pas dëmtimet dhe duket se në pjesën e dytë të sezonit mund të jetë përsëri protagonist me fanellën e Karagumruk në futbollin turk. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare është kthyer sot titullar me klubin e tij, duke qenë pjesë e surprizës së madhe në Kupën e Turqisë.

veseli

Karagumruk luante sot në transfertë përballë favoritëve të turneut, Gallatasarajit, dhe shumëkush mendonte se ekipi i yjeve të qytetit të Stambollit do të ishte dominues në këtë sfidë. Por Karagumruk shënoi shumë shpejt golin e avantazhit me Markaon, që në minutën e 6, e më pas u mbrojt më rregull.

Prapavija, ku Veseli rreshtohej si mbrojtës i djathtë, u rezistoi mirë sulmeve të vendasve, ndërsa në fund Mendes shënoi edhe golin e fitores së papritur 2-0 në fushën e Gallatasarajit, që eliminoi këtë të fundit dhe çoi në gjysmëfinale skuadrën e futbollistit shqiptar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"