Ksavi nuk tërhiqet, jep gjithçka për yllin e Bajernit në 2024

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 29, 2023 | 12:00

Ksavi nuk tërhiqet, jep gjithçka për yllin e Bajernit në 2024

E ardhmja e Joshua Kimishit nuk po mban një linjë konstante në raportime. Edhe pse u tha se mes tij dhe Tuhelit pati “përplasje”, trajneri i bavarezëve i mohoi zërat e tillë. Por duket se “telenovela” ka hapur “serinë” e radhës.

kimish

Prestigjiozja spanjolle “AS” pohon me bindje se Kimish është vendosur në “shënjestrën” e Ksavi Hernandez dhe ky i fundit nuk ka ndërmend të ndalet.

Trajneri iberikas ia ka bërë të qartë presidentit katalanas, Johan Laporta, se e do me patjetër “regjisorin” e rekordmenëve gjermanë, pavarësisht kostos.

Kontrata me bavarezët skadon ne vitin 2025 për Joshuan dhe nuk përjashtohet mundësia e largimit, aq më tepër kur kritikat krahas lojës së 28-vjeçarit janë rritur. Kimish vlerësohet sipas “transfermarkt” në kuotën e 75 mln eurove.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"