Ksavi Hernandez i del kundër vendimit për Viniciusin: Duhet të skualifikohej, nuk ka të bëjë me racizmin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 24, 2023 | 12:55

Ksavi Hernandez i del kundër vendimit për Viniciusin: Duhet të skualifikohej, nuk ka të bëjë me racizmin

Vinicius Zhunior u fal nga Komiteti i Garës (Komisioni i Disiplinës dhe Etikës) i Federatës Spanjole të Futbollit (RFEF), duke i hequr dhe kartonin e kuq që mori në minutat e fundit të ndeshjes Valencia-Real Madrid.Collage Maker-24-May-2023-12-52-PM-8753

Për këtë ngjarje ka reaguar edhe trajneri i Barcelonës, Ksavi Hernandez. Ai është shprehur se nuk duhej ti hiqej kartoni i kuq për shkak të veprimeve në fushën e lojës.

“Aktet e racizmit dhe ofendimeve duhet të censurohen, por le të flasim për diçka tjetër, veprimet në fushë. Jam i befasuar që ia hoqën kartonin e kuq Vinit. Duhet t’i ndajmë dy gjërat, nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"