Kryeqyteti pa stadiume, Tirana-Partizani mban pezull sfidën Dinamo-Laçi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 23, 2024 | 17:31

Kryeqyteti pa stadiume, Tirana-Partizani mban pezull sfidën Dinamo-Laçi

Ndeshja e radhës e Dinamos me Laçin duhej të zhvillohej në stadiumin “Air Albania”, ku “nëndetësja” ka luajtur si skuadër pritëse javët e fundit, me Teutën dhe me Erzenin.

Air Albania

Por stadiumi këtë herë mund të ndryshojë dhe ndeshja të luhet në Elbasan, për shkak të derbit mes Tiranës dhe Partizanit, që do të zhvillohet ditën e diel. Ende nuk ka një vendim zyrtar, por derbi është bërë pengesë për Dinamon, sepse policia, si pjesë të masave që merr për këtë ndeshje, duhet që një ditë më parë të kontrollojë stadiumin “Air Albania”.

Në këtë mënyrë, mund të pengohet zhvillimi i ndeshjes Dinamo-Laçi në këtë stadium. Dhe mundësitë më të mëdha janë që blutë të luajnë në stadiumin e Elbasanit, ku kanë zhvilluar disa ndeshje gjatë fazës së parë të kampionatit. Kudo që të luhet, Dinamos i duhet vetëm fitorja.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"