Kryendeshja u luajt në aneks, ja pikantet e sfidës Apolonia-Flamurtari. Vlonjatët me 6 kapitenë
Ishte kryendeshja e javës së 13-të të Kategorisë së Parë, por nuk u zhvillua në stadium. Apolonia e priti Flamurtarin në aneksin e “Loni Papuçiu”-t.
– Interesi ishte minimal. Jo më shumë se 400 tifozë e ndoqën këtë sfidë, përfshirë fierakët dhe vlonjatët.
– Të pranishëm qenë edhe drejtuesit më të lartë fierakë dhe vlonjatë. Presidentët Koço Kokëdhima dhe Sinan Idrizi e ndoqën ndeshjen krah njëri-tjetrit.
– Pati “xixa” mes të gjithë lojtarëve, më saktë dyluftime të ashpra mes Asllanajt dhe Igorit, Repajt dhe Xhonatanit, Hebeja e Oliveirës dhe Antonit dhe Liçajt.
– Plot pesë kartonë të verdhë nga ndërhyrjet e shkaktuara.
– Trajnerët përjetuan çdo rast të humbur dhe nuk u ulën për asnjë moment në pankinë.
– Te Flamurtari, shiriti do të bëj “xhiro”. Nuk do të ketë një kapiten fiks, por gjashtë të tillë. Është ky vendimi që kanë drejtuesit. I pari në radhë për këtë vit ishte Denis Pjeshka.
– Nga blerjet e janarit, vetëm Vitija dhe Igor e nisën titullarë te Flamurtari. Mensah u fut si zëvendësues dhe Bardh Bylykbashi qëndroi në stol.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"