Kryebashkiaku Doda karikon Tërbunin para Valbonës dhe u bën thirrje tifozëve pukjanë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2024 | 22:58

Kryebashkiaku Doda karikon Tërbunin para Valbonës dhe u bën thirrje tifozëve pukjanë

Pukjanët po stërviten rregullisht nën drejtimin e trajnerit Sinan Bardhi. Lojtarët gëzojnë formë të mirë dhe do të kërkojnë më të mirën ndaj Valbonës, takim që do ta luajnë në shtëpi të shtunën. Kryetari i Bashkisë Pukë, njëherësh president i ekipit, Rrok Doda, për “Panorama Sport” u shpreh:

rrok doda

“Unë jam i kënaqur me ekipin që nisi fazën e dytë me fitore ndaj Gramshit. Shpresoj që edhe në vazhdim lojtarët të dalin në lojën e tyre dhe të jenë të kujdesshëm. Valbona ka një grup lojtarësh cilësorë ndaj duhet të punojmë shumë për të arritur fitoren.

Të bëjmë gjithçka për të shënuar shpejt dhe të mos biem pre e provokimeve. Valbona është e mirëpritur në Pukë. Tifozëve u bëj thirrje të jenë të shumtë për të mbështetur ekipin”.

GANI PEMA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"