Kros: Zoti i sheh të gjitha, për këtë ndoshta u dëmtua dhe gjyqtari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 29, 2024 | 17:32

Kros: Zoti i sheh të gjitha, për këtë ndoshta u dëmtua dhe gjyqtari

Është e pazakontë dhe shumë e rrallë të shohësh Toni Krosin të protestojë ndaj një arbitri. Gjermani është një lojtar shumë i qetë, i cili pothuajse nuk shihet kurrë në humor të keq, apo të bëjë gjeste të këqija në fushë. Ai as nuk shihet rregullisht duke protestuar ndaj arbitrave. Por edhe ai ka treguar se është prej mishi e prej gjaku.

sadasdsadasdsadsad

Të dielën e kaluar, në ndeshjen e Realit të Madridit kundër Seviljes, Kros u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 35-të pasi protestoi ashpër ndaj gjyqtarit të takimit Isidro Díaz de Mera pas një faulli ndaj Isak pranë zonës rivale. Kros protestoi gjatë, pasi siç u pa në ripërsëritje, ishte lojtari i Seviljes që u përplas me gjermanin. Kjo e zemëroi lojtarin e Madridit, i cili doli nga vetja për një moment.

Mesfushori i Realit i është kthyer dhe njëherë episodit të ndodhur të dielën. Në podkastin “Einfach mal Luppen” me vëllain e tij Feliks, ai ka komentuar veprimin e tij, duke mos shfaqur pendesë. “Mendoj se gjatë gjithë pjesës së parë të gjitha momentet e diskutueshme ishin kundër Realit të Madridit. Por edhe pamjet filmike kanë treguar se nuk kishte asgjë për të sinjalizuar. Ajo që më zemëroi aq shumë për kartonin tim të verdhë ishte se arbitri ishte në fakt një metër larg dhe pa gjithçka. Kjo ishte çmenduri.

Në thelb, unë largohem nga kundërshtari. E shoh që ka filluar të driblojë në zonën e tij dhe e shoh që dëshiron të përplaset me mua. Madje largohem që të mos ketë kontakt me mua, por gjyqtari fërshëllen një faull. Kjo ishte vetëm qershia mbi tortë. Zoti sheh gjithçka dhe ndoshta për këtë gjyqtari u dëmtua në këmbë. Kishte 80,000 spektatorë dhe të gjithë ishin të dëshpëruar me arbitrimin, deklaruar mesfushori i “los blancos”.

Kros jo vetëm që kritikoi arbitrin, ai gjithashtu siguroi se ishte keq për Madridin deri në momentin e dëmtimit, sepse ishte kur ata po luanin më mirë. Ai ka pranuar se arbitri i katërt bëri një punë të shkëlqyer kur doli në fushë. “Ne patëm dy ose tre raste shumë të mira pak para se gjyqtari të ndalonte lojën, sepse u dëmtua. Gjyqtari me të vërtetë bëri gjithçka gabim, madje u lëndua në momentin kur ishte më e keqja për ne të ndalonim lojën për shkak të mënyrës sesi po luanim.

Vërtet duhet thënë se arbitri i katërt u tregua një gjyqtar shumë më i zoti se Diaz de Mera. Ai bëri një punë të mirë”, shtoi gjermani. Kros nga ana tjetër ka nënvizuar se ishte Serxhio Ramos (ndonëse rival), që e ndihmoi ta kalonte atë moment me aq, pasi siç tregoi 34-vjeçari, protestat e mëtejshme mund t’i kishin kushtuar kartonin e kuq atij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"