Kros zbulon “mashtrimet” e trajnerit të Realit: Ja si Ançeloti na gënjeu para Klasikes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 25, 2024 | 23:03

Kros zbulon “mashtrimet” e trajnerit të Realit: Ja si Ançeloti na gënjeu para Klasikes

Mesfushori i Realit të Madridit, Toni Kros ka treguar në podkastin e vëllait të tij “Einfach mal Luppen” se çfarë bëri trajneri Ançeloti për të motivuar ekipin para “El Clasico”-s kundër Barcelonës.

16536312188745

“Para ndeshjes kundër Majorkës na tha: nëse fitojmë, e kemi mbyllur me titullin”, tha Kros.

Mesfushori zbuloi për atë ndeshje në Majorka që ishte “e vështirë për t’u fituar”. Pas fitores ndaj Majorkës, Kros shpjegoi se italiani u kishte thënë “ju kam gënjyer. Nëse fitojmë javën tjetër, ka mbaruar!”, duke iu referuar Klasikes.

“Mashtrimet” e trajnerit të Realit të Madridit për të motivuar lojtarët e tij nuk përfunduan me kaq. Kros zbuloi se çfarë u tha Ançeloti në dhomat e zhveshjes pas fitores në “El Clasico”.

“Na tha vetëm tri gjëra: së pari, urime, së dyti, gjithçka do të përfundojë kur të mundim Sociedadin të premten dhe së treti: dy ditë pushim”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"