“Kroacia luan futboll të mrekullueshëm”, Perisiç në prag të finales së Ligës së Kombeve: Nuk ka favoritë, por ne e meritojmë trofeun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 17, 2023 | 18:23

“Kroacia luan futboll të mrekullueshëm”, Perisiç në prag të finales së Ligës së Kombeve: Nuk ka favoritë, por ne e meritojmë trofeun

Mbrojtësi i Kroacisë, Ivan Perisiç ka dalë në konferencë për shtyp në prag të finales së Ligës së Kombeve kundër Spanjës.

2466075-51220210-2560-1440

“Në Botërorin e Rusisë (2018) përfunduam të dytët, në Botërorin e Katarit (2022) u renditëm të tretët dhe jam i sigurt që do të gjejmë energji për të fituar atë që na mungon, një trofe. Por do të kemi Spanjën si kundërshtare, lojtarët e saj luajnë të gjithë për ekipe të mëdha. Askush nuk është favorit për finalen. Për një kohë të gjatë ne kemi qenë qendra e këtij ekipi, ne kemi luajtur së bashku për gati dhjetë vjet dhe gjithmonë jemi përmirësuar. Ne luajmë futboll të mrekullueshëm, modern, diçka që më pëlqen dhe që na pëlqen të gjithëve”, u shpreh ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"