Krizë për golin, vetëm 5 lojtarë shënojnë te Vllaznia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2023 | 15:12

Krizë për golin, vetëm 5 lojtarë shënojnë te Vllaznia

Vllaznia e këtij sezo ni, përveçse ka treguar luhatje të mëdha në rezultate dhe pas 15 javësh noton në ujëra të turbullta, gjithashtu ka shfaqur probleme të theksuara sa i përket shënimit të golit.

GFDHF

14 gola të realizuar në 15 ndeshje janë një statistikë e ulët, që dëshmon për një Vllazni, e cila nuk realizon dot të paktën një gol për ndeshje. Për më tepër, edhe kur ka shënuar, nuk ka marrë dot rezultatin maksimal. Ngushëllimi i vetëm i këtyre 15 javëve është ecuria e mirë që ka pasur sulmuesi dhe njëkohësisht kapiteni i skuadrës, Bekim Balaj. Ky i fundit është shënuesi më i mirë me 7 gola, ndërsa pas tij vijnë Lorik Boshnjaku me dy gola, si dhe me nga një rrjetë të realizuar Ildi Gruda, Antonio Delaj dhe Millosh Stojanoviç.

Një tjetër gol është ai ndaj Partizanit, por që ka qenë autogol i shkaktuar nga portieri i të kuqve, Pano Qirko. Thënë kjo, rezulton se Balaj shënon gjysmat e golave të ekipit deri më tani, ndërsa shpërndarja është e varfër, në vetëm 5 lojtarë. Ajo që bie më tepër në sy është fakti se mungojnë golat e sulmuesve të krahut, ku përveç Grudës që realizoi për herë të parë në javën e 14-të ndaj Teutës, të tjerët nuk e kanë gjetur ende rrugën e rrjetës për këtë kampionat. Bëhet fjalë për sulmuesit Mehdi Çoba dhe Darko Dodev, të cilët edhe pse kanë luajtur në shumicën e ndeshjeve, nuk kanë mundur të shënojnë asnjëherë.

Fitorja më e thellë deri më tani e kuqebluve, është ajo e javës së parë ndaj Kukësit, me shifrat 3-1, ndërsa humbja më e thellë është regjistruar në transfertë kundër Partizanit me rezultatin 4-1. Deri më tani, i vetmi ekip që ka shifra më të dobëta se Vllaznia sa u përket golave të shënuar, është Teuta me 10 të tillë. Nga ana tjetër, shkodranët kanë pësuar në këto 15 ndeshje plot 18 gola, duke pasur një golavarazh negativ -4. Skuadra e drejtuar nga Qatip Osmani, vjen pas humbjes së thellë në Rrogozhinë ndaj Egnatias me shifrat 3-0.

GDHG

ADMIR URUÇI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"