Kriza në sulm, ja situata me kuqezinjtë e Kombëtares shqiptare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 1, 2023 | 20:55

Kriza në sulm, ja situata me kuqezinjtë e Kombëtares shqiptare

Sulmi i ekipit kombëtar, duke u mbështetur në lojtarët që janë grumbulluar në kohët e fundit, nuk po kalon një moment të mirë. Nëse iu bëjmë një përmbledhje të shkurtër emrave të sulmuesve dhe situatën e tyre, mund të themi se ky repart është në krizë momentalisht dhe Silvinjo duhet t’i bëjë mirë llogaritë për muajin tjetër.

kombetarja

Duke e nisur nga Rei Manaj, ku dëmtimet nuk i janë ndarë dhe tashmë është edhe në kërkim të një ekipi tjetër. Ndërkohë edhe pse po shënon, rendimenti i Sokol Cikalleshit ka rënë disi pas transferimit në kampionatin arab. Megjithatë eksperienca mund ta shpëtojë. Armando Broja ka pësuar një dëmtim të rëndë dhe ka mbyllur sezonin. Xhakomo Vrioni nis këtë muaj kampionatin në SHBA me Nju Inglandin pas një periudhe pesë mujore pushimi.

Taulant Seferi po aktivizohet në një kampionat si ai ukrainas, ku mendja është te lufta me Rusinë sesa golat e shënuar dhe niveli i lojës. Bekim Balaj u kthye te Vllaznia, ndërkohë shpresë jep Myrto Uzuni, i cili po udhëheq listën e golashënuesve në La Liga 2. Silvinjo gjithashtu mund të mbështetet tek Ernest Muçi dhe Xhuliano Skuka.

SULMUESIT

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"