Kriza e Tomorit, trajneri Ziu dyshues për humbjen në Vlorë: Penalltia, është për t’u… parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2023 | 20:22

Kriza e Tomorit, trajneri Ziu dyshues për humbjen në Vlorë: Penalltia, është për t’u… parë

Tomorit nuk po i bën derman as trajneri i ri. Beratasi janë mundur edhe në fundjavën e shkuar, por kësaj radhe në transfertën e Vlorës me një penallti. Trajneri i Tomorit Febron Ziu pas ndeshjes për “Panorama Sport” pohoi se ka dyshime për penalltinë e Flamurtarit, që u shënua në fund të pjesës së parë.

RemasterDirector_1a5c03258

Tomori pas 11 javësh kampionat ka vetëm 10 pikë dhe ndodhet në vendin e parafundit. Gjithsesi, shpresat për të dalë nga zona e rrezikut janë reale, pasi diferencat janë shumë të vogla mes skuadrave në renditje.

Febron Ziu ka pretendime për penalltinë e Flamurtarit. Në këndvështrimin e tij ai rast nuk ishte për 11-metërsh. “Flamurtari është një nga pretendentët kryesor për t’u ngjitur në Superiore. Ne jemi një ekip që po fillojmë të krijojmë një proces. Kjo ishte një ndeshje e komplikuar. Patëm edhe mundësi për të nxjerrë diçka pozitive nga ky stadium.

Ajo penallti është për t’u parë në fakt. Lojtari ynë nuk e preku topin dhe ishte në një vrapim me lojtarin e Flamurtarit, nuk e dimë se si do duket, por unë kështu  mendoj. Ne u përpoqëm dhe futëm të gjitha forcat në sulm në këtë ndeshje. Flamurtari i mori pikët në fund të lojës. Do vazhdojmë të konsolidojmë ekipin për të marrë pikët që aq shumë na duhen”, tha trajneri i Tomorit

ERMAL SIKA- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"