Kristiano Ronaldo mesazh misterioz në rrjetin social, krisja me Xhorxhinën?
Kristiano Ronaldo nuk po përjeton formë të mirë në fushën e blertë me Al-Naser. Largimi mes polemikave nga Mançester Junajtidi u duk se do të ishte kurba e reagimit nga luzitani pas tensioneve të vazhdueshme me teknikun Ten Hag.
Për mos t’i mjaftuar tabloja e mësipërme, portugezi e ka trazuar me tepër rrjetin social me mesazhin e fundit. Konkretisht në “Instagram”, në historinë e tij, ka shkuara: “Mendimet e tua ndikojnë në humorin tënd”. Fraza në fjalë është interpretuar nga mediat botërore në lidhje me jetën private. Marrëdhënia e tensionuar më partneren Xhorxhina Rodrigez ka shoqëruar njoftimet e javëve pararendëse rreth gjendjes së 38-vjeçarit.
Nga krahu tjetër, Xhorxhina nuk ka reaguar pas këtij veprimi të ish-futbollisti të “djajve”, duke i shtuar më tepër aludimet se fraza e mësipërme përkon me përçarjen e çiftit. Mamaja e portugezit, jo para shumë ditësh në prononcim publik, u shpreh se djali i saj dhe partnerja spanjolle gëzojnë lidhje të shëndoshë dhe fjalët nëpër mediat janë thjesht thashetheme. Evoluimi i këtyre skenave të koduara do të japë panoramë më të qartë se për çfarë bëhet fjalë saktësisht.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
