Kristiano Ronaldo arrin 1200 ndeshje në karrierë, por rekordi i Shiltonit kërkon edhe 175 të tjera

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2023 | 14:39

Kristiano Ronaldo arrin 1200 ndeshje në karrierë, por rekordi i Shiltonit kërkon edhe 175 të tjera

Kristiano Ronaldo do të arrijë një moment historik të ri në karrierën e tij të gjatë futbollistike në Arabinë Saudite. Gjithçka është gati në Riad për të pritur festën e madhe të Kristiano Ronaldos, ndeshjen e tij të 1200-të si profesionist.

CR7

Një rekord i rezervuar për shumë pak futbollistë në karrierën e tyre. Stadiumi i Universitetit “King Saud” në Riad, shtëpia e Al Naser, ka gjithçka gati që ylli portugez të festojë një numër kaq të madh ndeshjesh me fanellën e skuadrës së Riadit. Rivali i tyre do të jetë Al Rijad.

Luis Kastro e rezervoi Kristianon për vizitën e tij në Taxhikistan në Ligën e Kampionëve të AFC-së, kryesisht në mënyrë që ai të mund të përfundonte ato 1200 ndeshje në karrierën e tij para tifozëve të tij.

Diçka shumë e veçantë pritet nga klubi juaj për të nderuar portugezin. Pritet të jetë plot në mënyrë që 25 mijë zëra të thërrasin emrin e Kristianos në prag të përplasjes dhe t’i bashkohen festës së madhe që Al Naser po përgatit.

Kristiano Ronaldo është në rrugën e tij për të mbushur 22 vite karrier në futbollin elitr që kur debutoi më 14 gusht 2002 në Champions League me fanellën e Sportingut. Në këto vite ai ka arritur tw fitoj tituj të shumw nw aspektin kolektiv dhe individual, në pesë skuadrat në të cilat ka shënuar gola: Sporting Lisbonw, Manccester Junajtid, Real Madrid, Juventus dhe Al Naser, përveç kombëtares portugeze.

 

Ndeshjet e luajtura dhe golat e shënuar

Sporting: 31 ndeshje dhe 5 gola

Manccester Junajtid: 346 ndeshje dhe 145 gola

Real Madrid: 438 ndeshje dhe 450 gola

Juventus: 134 ndeshje dhe 101 gola

Al Naser: 45 ndeshje dhe 38 gola

Portugali: 205 ndeshje dhe 129 gola

CR7 është afër golit të tij të 900, ku deri tani ka arritur në kuotwn 868 golave. Roanldo ka kohë të mjaftueshme dhe synon që luajë të paktën deri në qershor të 2025-ws.

Kristiano ka në dorë pjesën tjetër të lojtarëve që kanë luajtur mw shumw ndeshje zyrtare në karrierën e tyre, të gjithë portierë. Portieri anglez Piter Shilton (1375 ndeshje); anglezi Paul Bastok (1286); brazilianët Roxherio Ceni (1237) dhe Fabio (1212). Dy të fundit nuk duken problem për t’u kaluar, por ai i Shilton tepër i vështirë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"