“Krenar me Shaqirin, lojtar i rrallë”, Shpëtim Duro: Xhaka është pikë e fortë e Zvicrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2022 | 23:10

“Krenar me Shaqirin, lojtar i rrallë”, Shpëtim Duro: Xhaka është pikë e fortë e Zvicrës

Emocione, tension, gola dhe spektakël. Në fund feston Zvicra, që ia del të kualifikohet për në fazën tjetër të Botërorit, pasi mundi 2-3 Serbinë. I ftuar në studion e emisionit “Qatar N’24” në “News 24” trajneri i njohur, Shpëtim Duro foli për duelin mes Serbisë dhe Zvicrës, teksa ndër të tjera u shpreh:

Duro

“Jemi krenar me Shaqirin. Është një nga lojtarët e rrallë që ka luajtur 4 Botërore. Shaqiri gëzon formë fantasike, fat i keq që nuk luajti në ndeshjen e dytë. Zvicra është skuadër me kompakte, Serbia jo. Helvetët patën edhe mungesa.

Për Serbinë mund të them është se ekip me shumë individualitete dhe pika të forta. Nuk funksionon si skuadër, të paktën në bazë të repartit defansiv. U panë te golat që pësoi Serbia.

Po të shikosh golin e parë, ka ardhur nga krosimi i Rodriguez. Xhaka është një pikë e fortë e skuadrës, ka një mënyrë të luajturi për t’u vlerësuar. Xhaka nuk është rastësisht kapiten i Arsenalit” , u shpreh Duro.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"