Krahasimi/ Tirana larg pritshmërive, ja statistikat e bardhebluve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 28, 2023 | 10:56

Krahasimi/ Tirana larg pritshmërive, ja statistikat e bardhebluve

Tirana e sivjetshme dhe ajo e vjetshmja janë shumë larg në statistika. Këtë kampionat bardheblutë janë të tretët me 21 pikë në 14 javë.

tirana

Kanë 6 fitore, tri barazime dhe 5 humbje. Kanë shënuar 21 gola dhe kanë pësuar 20 gola. Ama në sezonin e shkuar, gjërat ishin ndryshe. Tirana e Shehit kishte 25 pikë në 14 javë. Kishte shtatë fitore katër barazime dhe tri humbje. Kishte shënuar 23 gola, dy më shumë se sivjet dhe kishte pësuar vetëm nëntë herë.

Mbrojtja është “Thembra e Akilit” në këtë kampionat, teksa skuadra ka pësuar 11 gola më shumë. Bardheblutë tani kanë përpara derbin dhe shansin për t’u ringjallur, të paktën para tifozëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"