Krahasimi/ “Demat”, 2 herë më të shtrenjtë se Skënderbeu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2024 | 18:09

Krahasimi/ “Demat”, 2 herë më të shtrenjtë se Skënderbeu

Partizani vlen thuajse dy herë më shumë sesa Skënderbeu në merkato.

partizani

Sipas “Transfermarkt”, lojtarët e kampionëve vlejnë 6.45 milionë euro. Lojtari më i shtrenjtë i Partizanit është Arinaldo Rrapaj, me 650 mijë euro, teksa Hadroj dhe Maget vlejnë nga 400 mijë euro secili.

Vlera të tilla nuk i njeh Skënderbeu aktual, që i gjithi kushton 3.38 milionë euro, thuajse sa gjysma e Partizanit. Korçarët janë skuadra e dytë më e lirë e Superiores, pas Teutës. Lojtari më i vlerësuar i ekipit është “ish”-i Dean Liço, që vlerësohet 300 mijë euro.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"