Kostakurta: Akuzat e Maldinit më habitën, Milani për titull pa Europën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2023 | 21:18

Kostakurta: Akuzat e Maldinit më habitën, Milani për titull pa Europën

Bëri jo pak bujë intervista e Paolo Maldinit për “La Repubblica”, në faqet e së cilës ai nuk kurseu kritikat ndaj atyre që drejtojnë Milanin. Rrjeti “Sky” mori një koment edhe nga një prej ish-shokëve të tij të mëdhenj legjendës kuqezi, pikërisht Alesandro Kostakurta, i cili deklaroi se ishte i befasuar nga fjalët e ashpra.

Costacurta-e-Maldini

“U habita nga koha dhe nga fjalët e Maldinit. Ai qëlloi lart, nuk e di për kë e kishte fjalën, por u përpoq t’i godiste shumë rëndë disa persona. Duke e njohur, mendoj se e kanë thirrur të flasë në këtë moment, sepse duke e njohur më duket e çuditshme që të ketë kërkuar ai për të folur”.

Më pas biseda është spostuar në fitoren e Milanit kundër Frozinones dhe mbi shpresat për titull të kuqezinjve. “Nëse Milani eliminohet nga Champions-i dhe nuk luan në Ligën e Europës, atëherë mendoj se mund të tentojë të bëjë diçka për kampionatin. Kjo është e vetmja mënyrë sipas mendimit tim”, përfundoi Kostakurta.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"