Kosovë-Ishujt Faroe, sot 18:00/ Zhires: Luajmë vetëm për fitore, në Botëror do të triumfojë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2022 | 11:32

Kosovë-Ishujt Faroe, sot 18:00/ Zhires: Luajmë vetëm për fitore, në Botëror do të triumfojë…

Kosova do të zhvillojë sot ndeshjen miqësore, ndaj Ishujve Faroe, me përballjen që do të nisë në orën 18:00 në “Fadil Vokrri”. Në prag të ndeshjes ka folur edhe trajneri I “Dardanëve” Alen Zhires, i cili u shpreh se këto miqësore vlejnë për të testuar lojtarët e rinj.

Zhires Kosova

A do të fitoni ndaj Ishujve Faroe?

Luajmë gjithmonë për të fituar, pastaj nëse ia dalim apo jo nuk mund ta them, por padyshim që ne përgatitemi për ta fituar këtë ndeshje”.

A keni evidentuar lojtarë të rinj që mund t’i ftoni sërish në Kombëtare?

Nuk mund të bëjmë një bilanc apo përmbledhje të tilla tani, ndërsa nuk janë zhvilluar ende dy ndeshje. Presim të zhvillohet ndeshja dhe pastaj mund të bëj bilancin për lojtarët që mund të ftohen edhe në të ardhmen.

A nuk duhen ftuar edhe lojtarë të tjerë në Kombëtare?

Kjo pjesa e ftesës është një problem i përjetshëm do ta quaj, sa i përket Kombëtares. Realitet është që koha është e limituar dhe kemi vetëm dy ndeshje, do të donim të kishim më shumë kohë, por nuk mundemi, pasi FIFA na ka lënë kaq kohë dhe ky është realiteti.

Kush mendoni se e fiton Botërorin? Pyetjes do t’i përgjigjem me një pyetje tjetër, kush mendoni ju që e fiton Botërorin?

Flamuri me ngjyrat kaltër, bardhë dhe të kuq.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"