Kosova U-19 triumfon në “vllazërore”, mund Shqipërinë në Rrogozhinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 26, 2022 | 20:09


Kosova U-19 triumfon në “vllazërore”, mund Shqipërinë në Rrogozhinë

Kombëtarja e Kosovës U-19 ka fituar sfidën e ditës së sotme ndaj Shqipërisë U-19 më rezultatin 0-2. Ndeshja u zhvillua në Rrogozhinë në stadiumin “Egnatia Arena”.

shqipri-kosov

Pjesa e parë e lojës ishte e barabartë mes dy ekipeve ku rastet për të shënuar në të dyja portat respektive ishin të shumta, por ishte skuadra e Kosovës që arriti të tregohej më cinike dhe të dërgonte topin në rrjet në minutën e 28’ me anë të Eridion Malokut, i cili shënoj golin e 0-1-shit momental.

Pjesa e dytë vazhdoj me ritme të larta, por kuqezinjtë e drejtuar nga Armando Cungu nuk arritën të gjenin golin duke lënë hapësira në mbrojtje që u shfrytëzuan nga ana e Kosovës që arriti të shënonte golin e dytë me anë të Rinor Toverlanit i cili vulosi rezultatin përfundimtar 0-2 në favor të Kosovës U-19.

Kjo ishte sfida e parë mes 2 takimeve të parashikuara ndërmjet 2 kombëtareve të moshave, me sfidën e dytë që do të luhet më datë 28 Mars në të njëjtin stadium.

REZULTATI:

SHQIPËRIA U-19 0-2 KOSOVA U-19

FORMACIONET ZYRTARE:

WhatsApp Image 2022-03-26 at 8.02.54 PM

PANORAMASPORT.AL