Kosova publikon listën për ndeshjen e marsit, mes 26 futbollistëve ka një emër edhe nga Superiorja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 17, 2023 | 15:44

Kosova publikon listën për ndeshjen e marsit, mes 26 futbollistëve ka një emër edhe nga Superiorja

Trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Alen Zhires, ka bërë sot publike listën e futbollistëve të grumbulluar për dy ndeshjet e marsit në kualifikueset e Euro 2024. Tekniku francez ka përzgjedhur 26 futbollistë për sfidat ndaj Izraelit dhe Andorrës, me një listë ku nuk mundojnë emra shumë të rëndësishëm të kësaj përfaqësueseje.

kosova

Ai ka konfirmuar thuajse në bllok grupin e lojtarëve me të cilët ka punuar edhe në Ligën e Kombeve, teksa parashikohet që të ketë hapësira shumë shpejt edhe për emrat më të rinj si Albion Rrahmani i cili po shkëlqen me fanellën e Ballkanit.

Ky i fundit është në fakt i vetmi futbollist nga kampionati i Kosovës, teksa emrat e tjerë janë të gjithë të përzgjedhur nga kampionate të tjera. Një prej tyre është edhe ai shqiptar, përfaqësuesi i të cilit është portieri i Tiranës, Visar Bekaj.

WhatsApp-Image-2023-03-17-at-13.52.24-1024x576

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"