Kosova nuk zhgënjen kurrë në xhudo, dy medalje të tjera i shtohen koleksionit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2018 | 18:56

Kosova nuk zhgënjen kurrë në xhudo, dy medalje të tjera i shtohen koleksionit

Sporti i xhudos duket se është tepër i dashur në Kosovë, pasi ata gjithmonë shpërblehen me medalje në turne të ndryshëm. Kësaj radhe, ekipi kosovar ka marrë pjesë në Kupën e Botës në turneun “Tunis Grand Prix 2018” duke fituar një medalje ari dhe një argjendi.

25_01_2016_7291765_nora_5417

Medalja e arit është fituar nga sportistja Nora Gjakova, ndërsa medaljen e argjendtë e nga Distria Krasniqi. Nora Gjakova u shpall kampione bote për peshën deri në 57 kilogramë, ku mposhti në finale xhudisten koreano-jugore, Kuon. Ndërsa Distria Krasniqi ka garuar për peshën deri në 52 kilogramë.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"