Korabi nuk e njeh blofin ndaj Butrintit/ Mërgjyshi: S’e diskutuam fitoren; Bano: E kisha parashikuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2021 | 21:25

Korabi nuk e njeh blofin ndaj Butrintit/ Mërgjyshi: S’e diskutuam fitoren; Bano: E kisha parashikuar

Korabi nuk e njeh blofin. Pas Tomorit, mund edhe Butrintin. Fituan me rezultatin 2–1 dhe tashmë e shohin veten të dytët, me pikë të barabarta me Bylisin kryesues. 

Korabi-Butrinti

Artan Mërgjyshi nuk ka dyshuar për trepikëshin për asnjë çast dhe sidomos kur pa volumin e lojës dhe rastet që krijuan të tijtë. Trajneri i Korabit u gëzohet pikëve, e megjithatë paralajmëron se në vazhdim duhet shtuar vigjilenca:

Mergjyshi Donald Meziu

“Nuk e vumë në diskutim për asnjë moment fitoren. Kishim punuar fort gjithë javën për ta nisur mbarë kampionatin dhe ruajtëm ritmin. Gara sa ka nisur dhe nuk e parashikoj të lehtë, pasi të gjitha ekipet janë shumë të forta”, u shpreh Mërgjyshi.

Artan Bano e dinte që do të ishte një transfertë e vështirë, megjithatë golat e pësuar i quan aksidentalë. Trajneri i Butrintit, gjatë deklaratës së dhënë pas ndeshjes, tha:

Bano

“E kisha parashikuar që do të ishte një ndeshje e vështirë. Korabi ka një ekip të mirë dhe objektivat e vet, por edhe ne kemi tanët. Pavarësisht humbjes, të mitë luajtën mirë dhe jam i kënaqur për këtë. Pësuam dy gola aksidentalë për gabimet tona e jo për meritë të kundërshtarit”, përfundoi Bano.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"