Korabi me 4 mungesa në Ballsh, Kumbarçe beson te grupi: Japim më të mirën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 13, 2024 | 9:52

Korabi me 4 mungesa në Ballsh, Kumbarçe beson te grupi: Japim më të mirën

Korabi, pas humbjes kundër Elbasanit, do të përballet me një tjetër kryesues, Bylisin. Nën drejtimin e trajnerit Shpend Kumbarçe, ekipi ka punuar fort gjatë gjithë javës me shpresën për t’u rikthyer te suksesi. Kumbarçe para takimit me Bylisin, për “Panorama Sport” u shpreh:

Shpend Kumbarçe, trajneri i Korabit

“Do të jetë një takim i vështirë, të cilit i shtohen edhe katër mungesa për shkak kartonësh. Gjatë kësaj jave kemi punuar me seriozitet dhe kërkojmë ta harrojmë sa më shpejt humbjen e pamerituar me Elbasanin. Më shqetësojnë mungesat e portierit Qyrani, mbrojtësit të majtë Geci, qendërmbrojtësit Lilaj dhe sulmuesit Taulant Marku. Të gjithë këta kanë plotësuar numrin katër të kartonëve. Gjithsesi, ne kemi një kontingjent lojtarësh të talentuar në stol dhe besoj se do t’i zëvendësojnë denjësisht. Në Ballsh do të japim më të mirën e mundshme. Korabi është thuajse në gjashtëshen e parë në renditje, por matematika s’na e jep këtë siguri. Prandaj do të japim maksimumin për të dalë me një rezultat pozitiv nga sfida me ballshiotët”.

byli kor

SHKËLQIM HASANI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"