Korabi likuidoi Devollin për 45 minuta, Kumbarçe: Nuk duam të shkatërrojmë ekipe nën nivelin tonë 

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2023 | 23:34

Korabi likuidoi Devollin për 45 minuta, Kumbarçe: Nuk duam të shkatërrojmë ekipe nën nivelin tonë 

Korabi rregullon “shënjestrën” me Devollin. Ndeshja e luajtur në stadiumin e Kamzës ka përfunduar në shifrat 4-0. Dibranëve iu deshën vetëm 45 minuta lojë për të mbyllur llogaritë me kualifikimin dhe zyrtarisht në turin tjetër të Kupës së Shqipërisë, atje ku do të matin forcat me Besën. 

Kumbarce

Pas ndeshjes, numri një i pankinës së Korabit shpjegoi pse e “tërhoqi” ekipin pas pushimit.

“Nuk është në natyrën tonë që të ‘shkatërrojmë’ ekipe nën nivelin tonë. U mjaftuam me kualifikimin që në pjesën e parë dhe nuk ishte e nevojshme që të harxhonim më tepër energji. Prioriteti ynë mbetet kampionati, aty ku duam të pozicionohemi në 3-4 vendet e para. Nisur nga kjo, duam që të jemi sa më të freskët për të dielën. Presim Burrelin në shtëpi dhe llogaritë në stadiumin tonë bëhen vetëm me fitore”, tha Kumbarçe. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"