Korabi kërkon fitoren e dytë radhazi, Kumbarçe: Me tifozët ia dalim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 8, 2023 | 11:10

Korabi kërkon fitoren e dytë radhazi, Kumbarçe: Me tifozët ia dalim

Pas fitores ndaj Elbasanit, Korabit i është shtuar “oreksi”. Këtë të diel udhëtojnë në Fushë-Krujë me mision të qartë, të marrin pikë. Përballë Kastriotit e dinë që do ta kenë të vështirë, por jo të pamundur dhe sidomos kur në krahë do të kenë edhe tifozët.

Kumbarce

Këtë e thotë edhe Shpend Kumbarçe, në një prononcim për “Panorama Sport”. Trajneri flet me nota pozitive për krutanët, por nuk e mohon as dëshirën që ka për të marrë rezultat.

“Ne jemi stërvitur gjatë gjithë javës dhe jemi më shumë se gati. Ekipi gëzon një formë të mirë fizike dhe teknike. Asnjë nuk na mungon, që të futemi në fushën e lojës për të marrë rezultat pozitiv. Nuk do të jemi as vetëm, pasi do të kemi edhe mbështetjen e tifo-grupit ‘Arbërit’”, tha Kumbarçe.

FATMIR ZHUZHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"