“Korabi, i vetmi që ka mundur dy kryesueset”. Taulant Marku analizon sezonin e dibranëve dhe rolin e tij të ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 21, 2024 | 16:03

“Korabi, i vetmi që ka mundur dy kryesueset”. Taulant Marku analizon sezonin e dibranëve dhe rolin e tij të ri

Taulant Marku është një nga lojtarët më të spikatur të Korabit, që edhe këtë sezon synon që ta sigurojnë biletën për në Superiore përmes fazës “play off”. Sulmuesi pukjan e tregoi veten me Korabin në ndeshjen e fundit në Fier ku kaloi në avantazh dibranët.

TAULANT MARKU KORABI

Por goli i 28-vjeçarit vlejti vetëm një pikë, pasi Repaj barazoi shifrat për Apoloninë në kohën shtesë. Për “Panorama Sport Taulant Marku ka folur në lidhje me ecurinë e ekipit dhe rolin e tij. “Korabi këtë sezon e ka nisur jo mirë, kjo për faktin se disa lojtarë erdhën shumë vonë në skuadër. Edhe dëmtimet kanë qenë arsye pse skuadra nuk arriti të ishte e plotë. Me kalimin e javëve ekipi u konsolidua dhe erdhi duke e rritur paraqitjen. Mendoj se Korabi ka kualitete dhe meriton të jetë më lart në renditje.

Të mos harrojmë se jemi i vetmi ekip që i kemi mundur të dy kryesuesit dhe kjo tregon që Korabi duhet të ishte më lart në renditje. Në aspektin personal, ndoshta ky nuk ka qenë viti më i mirë, pasi po luaj jashtë pozicionit tim natyral dhe e kam të vështirë të përshtatem. Ndeshja e radhës është mjaft e vështirë, pasi Flamurtarit ka një ekip shumë të mirë. Ne do e vlerësojmë maksimalisht këtë takim dhe në fushën tonë nuk duhet të falim më asnjë pikë”, u shpreh Taulant Marku.

SHKËLQIM HASANI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"