Konvertimi i dënimit/ Dinamo pritet të paguajë për mesfushorin Gudiabi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 7, 2023 | 21:38

Konvertimi i dënimit/ Dinamo pritet të paguajë për mesfushorin Gudiabi

Ndeshja e radhës është shumë e rëndësishme për Dinamon dhe sa më shumë alternativa ka për stafin teknik, aq më mirë është. Klubi blu pritet që të paguajë për shlyerjen e dënimit të mbetur për mesfushorin Bakari Gudiabi.

gudiabi fakic

Ai u dënua me 3 javë nga Komisioni i Disiplinës pas ndeshjes me Tiranën pas gjestit që bëri ndaj tifozëve kundërshtarë. Lojtari afrikan ka shlyer më shumë se gjysmën e dënimit, dy javë, kështu që klubi ka të drejtën ta shlyejë me pagesë pjesën e mbetur. Sipas të gjitha gjasave, Gudiabi do të jetë në dispozicion të trajnerit Dritan Mehmeti për ndeshjen e radhës.

Gudiabi është një lojtar shumë i fortë në mesfushë, që ndihmon skuadrën, si në aspektin mbrojtës, ashtu edhe atë sulmues, por nuk ka një marrëdhënie të mirë me kartonët, ndaj dhe ka munguar në disa ndeshje. Me të dhe Andonin në qendër, blutë do të kishin një mesfushë më të kompletuar, me muskuj dhe eksperiencë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"