Konfirmohet romanca, rrjetet sociale nxjerrin zbuluar MeKenin me motrën e Fratezit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 23, 2024 | 20:41

Konfirmohet romanca, rrjetet sociale nxjerrin zbuluar MeKenin me motrën e Fratezit

Tashmë janë shuar të gjitha dyshimet për romancën mes Ueston MekKenit dhe Kiarës, motrës së mesfushorit të Interit, Davide Fratezi.

66150b7d038be

Pasi kishin filluar të ndiqnin njërin-tjetrin në rrjetet sociale, zërat për një lidhje të mundshme u shtuan edhe më shumë me prezencën e Kiarës në “Allianz Stadium” për ndeshjen JuventusFiorentina, por së fundmi ka ardhur një tjetër sinjal edhe më i fortë.

8046074_09203642_chiara_frattesi_mckennie_flirt

Futbollisti amerikan ka postuar në “Instagram” një foto, ku shfaqet Kulla Eifel, e montuar në versionin “Lego”, ndërsa lojtari i Juventusit ka mbuluar disa pjesë nga ambientet e dhomës për të mos nxjerrë Kiarën.

111

Të njëjtën foto më pas e ka postuar edhe vetë modelja, por nga një tjetër kënd i dhomës, me çiftin që duket se e kanë kaluar natën bashkë.

ipiccy_image-2-690x345

Kujtojmë që disa vite më parë MeKeni ka përfunduar në kronikat rozë për mardhënien me motrën e një tjetër futbollisti. Ai theu karantinën kur ishte në grumbullim me Kombëtaren në SHBA, për të kaluar natën me motrën e Kristian Pulisiç.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"