Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”/ Sebino Plaku rikthehet në Superiore, sulmuesi 35-vjeçar firmos me ekipin e ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2020 | 17:31

Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”/ Sebino Plaku rikthehet në Superiore, sulmuesi 35-vjeçar firmos me ekipin e ri

Konfirmohet lajmi ekskluziv i “Panorama Sport”. Sebino Plaku është zyrtarisht futbollist i Kastriotit. Pa aventurës në kampionatin kosovar, me fanellën e Llapit dhe Gjilanit, sulmuesi 35-vjeccar rikthehet në elitën e futbollit shqiptar, teksa do të kontribuojë për ekipin krutan.

Sebino Plaku

Plaku ka luajtur me shumicën e ekipeve shqiptare, si Tirana, Partizani, Dinamo, Skënderbeu, Flamurtari etj. Madje, sulmuesi i njohur ka qenë edhe pjesë e Kastriotit në sezonin 2011-2012.  Me afrimin e 35-vjeçarit, Kastrioti ka kompletuar repartin e sulmit dhe tashmë është në kërkim vetëm të një qendërmbrojtësi.

NJOFTIMI I KLUBIT: 

PLAKU

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"