Kompani një hap larg Bajern Mynihut, por Hënes e tall

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2024 | 12:40

Kompani një hap larg Bajern Mynihut, por Hënes e tall

Bajern Mynihu ka sh kaktuar habi të madhe jo vetëm në mediat gjermane, por dhe në lidhjet me interesimin për trajnerin Visent Kompani. Mosha e re dhe eksperiencat jo në nivel të lartë kanë sjell dyshimet se 38-vjeçari mund të ringrejë bavarezët.

kompani

“Bild” thekson me nota bindëse se bordi është i vendosur për të nënshkruar me belgun, teksa kontaktet janë në fazë të avancuar. Presidenti i Nderit në Mynih Uli Hënes në një prononcim të fundit është tallur në lidhje me mundësin që ata të marrin në gjirin e tyre.

IRONIA E HËNES – “Vinsent Kompani?! Ju gazetarët çdo ditë nxirrni nga goja juaj një emër të ri për drejtimin e klubit të Bajernit. Përgjigja ime është e thjeshtë, jo faleminderit! Ne jemi shumë të lumtur me Matajs de Ligt dhe Erik Daier si mbrojtës”, tha Hënes. Fjala e Ulit në Mynih ka peshë të rëndë dhe kjo panoramë mund të ndryshojë totalisht rrjedhën e bisedimeve.

FILOZOFIA E TRAJNERIT – Ish-mbrojtësi Kompani ka pasur fatin e madh të punojë me Pep Guardiolën te Mançester Siti. Pikërisht te Anderlehti dhe Bërlnej, ka aplikuar të njëjtën qasje si tekniku spanjoll, lojën ofensive dhe zotërimin e topit. Skena në fjalë rezulton motivi kryesor që po i shtyn shefat e skuadrës bavareze për t’i besuar ekipin Visen Kompani.

REAGIMI I TIFOZËVE – Mbështetësit e klubit më të titullar në Gjermani janë shprehur kundër në rrjete sociale që Kompani të jetë trajneri i Bajernit. Për ta, belgu nuk ka gamën e duhur në arenën e futbollit elitare. Drejtimi i Anderlehtit dhe Bërlnej nuk janë siguri se ai do të thyejë Leverkusenin e Ksabit në Bundesligë. Interesant është se Kompani u shkarkuar së fundmi nga bordi i Bërlnejt, me arsyen e rënies nga Premier Liga.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"