Anglia skuadra më e vështirë për Francën, nuk e ka dashur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2022 | 22:52

Anglia skuadra më e vështirë për Francën, nuk e ka dashur

Nga EMANUEL PETI

Emmanuel-Petit

Anglia është skuadra që i trembem më shumë në këtë Botëror në Katar. Për mua janë katër skuadra ndryshe nga të tjerat në turne: ato janë Anglia, Brazili, Spanja dhe Franca.

Franca nuk do të donte që të luante kundër Anglisë në çerekfinale, por ata do të japin gjithçka për të fituar të shtunën sigurisht. Anglia është shumë e ngjashme me Francën sa i përket cilësisë dhe nëse pyet futbollistët francezë, ata nuk duan të luajnë kundër Anglisë. Ndeshja e tyre e fundit në grup kundër Tunizisë ishte një takim për t’u harruar.

Franca ka probleme dhe është e ndërgjegjshme për këtë. Askush nuk e di se cili do të luajë në krah të djathtë apo të majtë të mbrojtjes. Didie Deshamp ka 25 futbollistë në skuadër, por shumë prej tyre nuk po tregojnë cilësinë apo forcën psikologjike për të luajtur në një turne si Kupa e Botës. Garet Sauthgejt ka marrë shumë kritika këto kohët e fundit, por unë kam besim tek ai.

ANGLI FRANCE

Anglia është përmirësuar dhe është një skuadër shumë e vështirë për ta mundur në turnetë e mëdhenj. Nuk jam i sigurt nëse Sauthgejt do të jetë ende në stolin e kombëtares pas këtij Botërori, por ka ardhur koha që Anglia të bëjë diçka dhe ai është duke bërë gjërat e duhura.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"