Ekip pa busull, Milanit i duhen të paktën 3 veçori

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 30, 2023 | 17:58

Ekip pa busull, Milanit i duhen të paktën 3 veçori

Gjëja e parë që më vjen të shkruaj dhe e shkruaj me keqardhje të madhe, është se Milani ka treguar se nuk është ende një skuadër në termin e vërtetë të fjalës. Dhe nëse nuk je ekip, nëse nuk je kolektiv, nëse luan individualisht, nëse nuk ruan distancat e duhura ndërmjet reparteve dhe nëse nuk ushtrohet një presion i koordinuar, atëherë në ndeshjet në Europë, futesh në telashe.

saki

Tani rruga drejt kualifikimit për kuqezinjtë është një ngjitje pothuajse e pamundur, një lloj Everesi për t’u ngjitur. Shpresoj të kenë sukses në sipërmarrjen e tyre, edhe nëse duhen shtuar rezultate të tjera, por realiteti është se ky Milan nuk jep qetësi, nuk përcjell siguri dhe nuk ka ekuilibrin e nevojshëm. Shumë uljengritje gjatë të njëjtës ndeshje dhe shumë pavëmendje, veçanërisht në repartin difensiv.

Shikoni golin 2-1 gjerman, ku disa kuqezinj janë të pozicionuar keq, njëri shkon për të dyfishuar markimin, nuk arrin topin dhe e lë të lirë kundërshtarin e korsisë. Këto gabime, në nivel ndërkombëtar, paguhen: është e pashmangshme. Ashtu siç është e pashmangshme të mendosh se kjo skuadër u ndërtua këtë verë, duke futur shumë fytyra të reja, veçanërisht të huaj dhe për pasojë nevojitet shumë kohë për t’i dhënë një identitet të qartë të gjithë grupit.

Në mbyllje, nëse duhen nëntë muaj për të krijuar një fëmijë, a duam t’i japim një trajneri kohën e duhur për t’i dhënë përmbajtje projektit të tij? E di që durimi është një cilësi e panjohur për tifozët, e di që të gjithë do të donin më të mirën që nga fillimi i sezonit, por në këtë rast duhet pritur, menduar, reflektuar dhe këmbëngulur në idetë që i janë propozuar lojtarëve. Nxitimi, si në futboll ashtu edhe në jetë, nuk është kurrë një këshilltar i mirë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"