KOMENT nga Andrea Stramaçoni/ Interi shumë cilësor, por Juvja do të jetë agresive

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2023 | 20:10

KOMENT nga Andrea Stramaçoni/ Interi shumë cilësor, por Juvja do të jetë agresive

Interi ka më shumë cilësi në ADN-në e tij në ngritjen dhe kontrollin e topit dhe lojës, por Juve në shtëpi ka një avantazh, ata do të jenë më agresivë se zakonisht. Mbrojtjet janë të ngjashme, por Interi ka shënuar më shumë. Janë ekipe të krijuara ndryshe. Interi luajti në finalen e Ligës së Kampionëve dhe gjeti një asistues të shkëlqyer te Turami.

STRAMA

Juve po vjen nga një vit shumë i vështirë dhe Alegri ishte në gjendje të kthehej në krye me më pak mjete se zakonisht. Gjithsesi, unë mendoj se ndeshja e së dielës do të vendoset në mesfushë, duke pasur parasysh edhe mungesat e Juventusit. Nëse Interi arrin të imponojë kohën, ritmin dhe të fillojë të furnizojë vazhdimisht të dy sulmuesit në front, gjithçka do të bëhet shumë e vështirë për Alegrin.

Sa i përket Juventusit, duhet pasur kujdes në hapësirat në kundërsulm dhe topat inaktivë. Interi është skuadra më e kompletuar në kampionat dhe në top-11, vetëm Napoli ka cilësinë e tij. Juve është solide, e organizuar, e uritur dhe ka më pak për të humbur. Gjithsesi Turami dhe Lautaro janë ndër çiftet më të forta të Serisë A, edhe pse e ndajnë podiumin me Lukakun dhe Dibalën. Për mua ama lojtarët më të rëndësishëm do të jenë Çlhangolu dhe Kieza. Prandaj mendoj se sfida do të përfundojë në barazim.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"