Kombëtarja “mollë e ndaluar”/ Fitues përtej Shqipërisë, Daja e Duro bëjnë histori

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2023 | 20:05

Kombëtarja “mollë e ndaluar”/ Fitues përtej Shqipërisë, Daja e Duro bëjnë histori

K a një mit të rremë, që trajnerët shqiptarë nuk ia dalin dot jashtë kampionatit vendës dhe për këtë shpeshherë u është mohuar edhe ekipi kombëtar, megjithëse janë të suksesshëm.

daja ilir

Mjafton që të shohim historikun se kush i ka fituar titujt kampionë në dy vitet e fundit në Kosovë, del që është Ilir Daja, një trajner që ka bërë histori edhe në Shqipëri, ku ka fituar titullin kampion me Elbasanin në vitin 2006, është shpallur kampion me Dinamon në sezonin 2007-2008 dhe ka marrë edhe dy trofe të tjerë me Skënderbeun, një titull kampion në Superiore gjatë 2017-2018 dhe një Kupë të Shqipërisë.

Gjithashtu një arritje e madhe është edhe kualifikimi në grupet e Europa Ligës me korçarët, por pa mbaruar, Daja vijon karrierën prej 17 muajsh në Kosovë, aty ku arriti të shpallë kampion dy herë radhazi skuadrën e Ballkanit, si dhe këtë sezon t’i dërgonte ata në grupet e Ligës së Konferencës, historike për futbollin kosovar. Edhe Mirel Josa nën drejtimin e Prishtinës ka pasur sukses duke fituar një Kupë në Kosovë.

mirel josa

Po të kalojmë në Maqedoninë e Veriut, Shpëtim Duro, trajner i rëndësishëm i futbollit shqiptar po feston titullin kampion me Strugën. Më parë ai ka fituar edhe trofe në Shqipëri, titull kampion me Skënderbeun në vitin 2010-2011, si dhe dopietën e trofeve me Besën e Kavajës, Kupën dhe Superkupën në sezonin 2009-2010.

shpetim duro

Po ashtu në Maqedoninë e Veriut sukses ka arritur edhe Ernest Gjoka, ku në sezonin 2020-2021 u shpall kampion me Shkëndijën e Tetovës.

GJOKA 1

Ndërkohë në Shqipëri ai ka shijuar titullin kampion dhe një Kupë me Kukësin, një Kupë me Flamurtarin, si dhe një Superkupë me Kukësin, teksa aventura e fundit ishte në Arabi me skuadrën e Ohodit në ligën e parë.

daja duro gjoka

ÇFARË NUK SHKON? – Të gjithë këta trajnerë, sot nuk drejtojnë në futbollin shqiptar, por kanë bërë diçka jashtë. Problemi është se çfarë ndodh me këta trajnerë që janë fitues e janë sprovuar dhe ndoshta janë në kulmin e tyre dhe këtu nuk vlerësohen dhe se çfarë klime u është krijuar në Superiore, që çfarëdo që të bëjnë, ekipin kombëtar nuk kanë për ta marrë asnjëherë.

KRISTI SEJATLLARI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"