Kolos i mbrojtjes së Atalantës, Gjimshiti fiton 8 duele me kundërshtarët/ Shikoni notën dhe statistikat e liderit shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 24, 2024 | 23:46

Kolos i mbrojtjes së Atalantës, Gjimshiti fiton 8 duele me kundërshtarët/ Shikoni notën dhe statistikat e liderit shqiptar

Berat Gjimshti zhvilloi një tjetër paraqitje mbresëlënëse, teksa ishte titullar në triumfin 4-1 që Atalanta arriti ndaj Fiorentinës duke u kualifikuar për në finalen e Kupës së Italisë. 

BERAT GJIMSHITI

Mbrojtësi shqiptar ishte një nga më të mirët në fushë për bergamaskët, teksa regjistroi statistika mjaft pozitive. Gjimshiti qëndroi në fushë gjatë gjithë duelit duke u vlerësuar me notën 7.3 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”.  

Shqiptari arriti të fitonte plot 8 duele me kundërshtarët nga 12 në total, ndërkohë që regjistroi 52 pasa të sakta në total. Gjithashtu kapiteni i Kombëtares shqiptare, spastroi 4 herë zonën.  

Gjimshiti sofa

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"