Kohë largimesh te verilindorët, ekipi duhet ndërtuar nga fillimi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2024 | 20:56

Kohë largimesh te verilindorët, ekipi duhet ndërtuar nga fillimi

Te Kukësi është periudhë largimesh dhe kjo vjen nga zbritja e skuadrës në Kategorinë e Parë. Fillimisht u mendua se drejtuesit do të bënin të pamundurën për të mbajtur boshtin e sezonit të kaluar, por mesa duket kjo pistë ka rënë shumë shpejt dhe Kukësi duhet ta nisë thuajse nga e para.

Kukesi

Pas largimit të dy portierëve, Angelo Tafas dhe Kristian Rrokut, eksodi ka pasuar edhe të tjerë. Bashkëpunimin me klubin verilindor e ka mbyllur edhe mesfushori Kleandro Lleshi, i cili e njoftoi largimin nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Gjithashtu, lojtarë të tjerë që i ka mbaruar kontrata janë të ikur, siç janë rastet e Melos Zenunaj dhe Franci Lalës. Ky i fundit njoftoi largimin zyrtarisht në rrjetet sociale. Në këtë listë me shumë gjasa është edhe sulmuesi moldav, Nikolai Solodovnikov, si edhe dy qendërmbrojtësit, Vasil Zhongo dhe Franko Lamçe.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"