Koha për vendimet te Barcelona, takim me Çavin për të përcaktuar të ardhmen e trajnerit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2024 | 22:28

Koha për vendimet te Barcelona, takim me Çavin për të përcaktuar të ardhmen e trajnerit

Çavi Hernandez ka deklaruar prej dy muajsh se do të largohet nga drejtimi I Barcelonës në funë të këtij sezoni. Por klubi vazhdon të shpresojë se mund t’i ktheje mendjen trajnerit aktual.

cavi laporta

Sipas “Mundo Deportivo”, klubi dhe trajneri kanë caktuar një takim për javën e ardhshme, pas “El Clasico”; për të përcaktuar përfundimisht nëse ish-mesfushori do të largohet apo do të qëndrojë. Çavi deri tani i ka qëndruar besnik vendimit të tij, por nuk dihet si mund të rrjedhin gjërat pas ndeshjes ndaj Realit.

Megjithatë, klubi ka marrë masat dhe të njëjtat burime sqarojnë se ka gjetur trajnerin e ri, të cilin është gati ta vërë në detyrë që në muajin maj. Ai është Rafa Markez, i cili vjen nga drejtimi i ekipit B të katalanasve, duke bërë të njëjtin rrugëtim si Guardiola e Luis Enrike.

Laporta në fakt kërkonte një emër më të njohur, por askush nga ata që i pëlqenin atij si Guardiola, Luis Enrike e Arteta, nuk ishin në dispozicion. Flik, që u është propozuar nga menaxheri Pini Zahavi, nuk bind drejtuesit e klubit katalanas.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"