Klubi i Kategorisë së Parë nuk ndalet, 3 goditje të tjera në merkato

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 3, 2022 | 23:31

Klubi i Kategorisë së Parë nuk ndalet, 3 goditje të tjera në merkato

Oriku vijon vrullshëm merkaton. Skuadra e drejtuar nga Arlind Rustemi ka bërë tri goditje të radhës. “Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se Oriku ka arritur akordin me ish-portierin e Labërisë, Ahkmed Bunkohev, por edhe me mesfushorin Aldo Llambro, si dhe ish-sulmuesin e Flamurtarit, Alvi Ahmetaj.

oriku

Bregdetarët kanë nisur fazën përgatitore në Maqedoninë e Veriut. Skuadra do të qëndrojë për 15 ditë në Ohër. Po ashtu është parashikuar që skuadrës t’i bashkohen edhe disa lojtarë që do të jenë në provë dhe do të shikohen nga stafi teknik. Gjatë qëndrimit në Ohër, Oriku ka planifikuar që të luajë edhe katër ndeshje miqësore.

E para do të luhet nesër, më 4 korrik dhe kundërshtar do të jetë skuadra e Malishevës. Trajneri Arlind Rustemi, për “Panorama Sport” u shpreh i kënaqur nga kushtet. “Sapo mbyllëm stërvitjen e dytë në Ohër ku kemi nisur edhe fazën përgatitore. Programi stërvitor do të zhvillohet me frekuencë dhe volum të lartë, pasi edhe kushtet janë optimale falë mbështetjes së presidentit Muharrem Jazaj. Skuadra po plotësohet. Këtu do të na bashkohen edhe disa lojtarë të tjerë që do të jenë në provë, për të cilët do të vendosim pas ndeshjeve miqësore, kur edhe do të kemi të qartë gjendjen e tyre”, përfundon Rustemi.

ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"