Klubi i Kategorisë së Parë godet në merkato, merr ish-futbollistin e Skënderbeut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 25, 2021 | 19:41

Klubi i Kategorisë së Parë godet në merkato, merr ish-futbollistin e Skënderbeut

Klubet e Kategorisë së Parë janë vënë në punë për sezonin e ri dhe kanë filluar edhe ata lëvizjet në mërkato për të siguruar elementë sa më cilësorë për edicionin në vijim. Një prej skuadrave që po mundohet të bëjë lëvizje të rëndësishme në këtë periudhë është Maliqi, i cili dëshiron të bëjë sa më mirë në vitin e tij të parë mes profesionistëve.

ivani

Nën urdhrat e trajnerit Egli Malësia, që nga dita e nesërme do të vihet një emër i njohur edhe në elitën e futbollit shqiptar, pasi ka qenë pjesë e Skënderbeut. Sulmuesi Paolo Ivani është futbollisti që do i bashkohet Maliqit për edicionin e ri, pasi ka gjetur akordin me klubin për të qenë pjesë e tij në këtë sezon.

Së fundmi, Ivani ka luajtur me Devollin, por tashmë do të jetë pjesë e maliqarëve, të cilët kanë si objektiv kryesor mbijetesën në Kategorinë e Parë dhe kanë menduar të mos bëjën shumë ndryshime, duke ruajtur thuajse të gjithë grupin që siguroi ngjitjen historike.

ILDI MEROLLI / PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"