Klose i thur elozhe sulmuesit të Bajernit: Kejn më i mirë se unë, i ka të gjitha

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2023 | 16:40

Klose i thur elozhe sulmuesit të Bajernit: Kejn më i mirë se unë, i ka të gjitha

Miroslav Klose ka folur me nota të larta superlative ndaj blerjes më të shtrenjtë në historinë e Bajernit, Herri Kejn (përflitet se kuota e shpenzuar nga bavarezët është 100 mln euro).gfkl ;hg

Ish-sulmuesi i kampionëve të Bundesligës në periudhën 2007-2011 e ka ngritur në një piedestal 30-vjeçarin anglez: “Teknika që ka Kejni në konkretizimin e rasteve përpara portës mike është mbresëlënëse. Unë kurrë nuk kam qenë kaq perfekt. Herri bie në sy jo vetëm rreth golave, por edhe në ndërtimin e lojës nga mbrapa, kontribut i çmuar në dobi të ekipit. Mjafton t’i referohemi asistit në golin e Sanesë karshi Verderit. Janë të rralla pykat që dinë të jenë rezultative kudo në fushë”, tha 45-vjeçari.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"