Klatenburg plotëson vitin perfekt, edhe finalja e Euro 2016 në dorën e tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 8, 2016 | 15:40

Klatenburg plotëson vitin perfekt, edhe finalja e Euro 2016 në dorën e tij

UEFA ka bërë zyrtar emrin e gjyqtarit që do të drejtojë finalen e Euro 2016 dhe ashtu siç pritej, “bilbili” i kësaj sfide është caktuar anglezi Mark Klatenburg.

Czech+Republic+v+Croatia+Group+UEFA+Euro+2016+GLPatHY3ITLl

Për gjyqtarin në fjalë, ky është viti perfekt, pasi pak më shumë se një muaj më parë, ai ishte protagonist edhe në drejtimin e finales së Ligës së Kampioneve mes Real Madrid dhe Atletiko Madrid. Në sfidën finale të Euro 2016 mes Francës dhe Portugalisë, ai do të takohet përsëri me shumë nga protagonistët e asaj ndeshjeje.

clattenburg_pen-large_trans++qVzuuqpFlyLIwiB6NTmJwfSVWeZ_vEN7c6bHu2jJnT8

Në finalen e majit, ai akordoi një penallti në minutat e fundit në favor të Atletikos, pas një faulli të portugezit Pepe kundër Torres, ndërsa francezi Griezman gaboi gjuajtjen e tij nga pika e bardhë.

Për 41 vjeçarin, kjo do të jetë ndeshja e katërt në Europian, pasi në këtë edicion ka drejtuar edhe Belgjikë-Itali 02, Republika Çeke-Kroaci 2-2 dhe Zvicër-Polonia 1-1 (fitoi Polonia me penallti).

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"