“Kjo ndeshje ishte më e vështirë se në Vlorë”, Mehmeti pas triumfit me Korabin: U treguam cinikë, gabimet vijnë si pasojë e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 3, 2023 | 17:15

“Kjo ndeshje ishte më e vështirë se në Vlorë”, Mehmeti pas triumfit me Korabin: U treguam cinikë, gabimet vijnë si pasojë e…

Dinamo ka mundur me rezultatin 1-0 Korabin në sfidën e fundit të javës së 21-të të Kategorisë së Parë. Pas sfidës, foli edhe trajneri i bluve, Dritan Mehmeti.bandicam 2023-04-03 16-59-04-023

“Jemi gati në fund të kampionatit dhe tensioni ndjehet, ishte tension për të arritur objektivat, gabimet vijnë si pasojë për pikët. U treguam cinikë dhe të kujdesshëm, më vjen keq se patëm 4-5 momente të mira për të shënuar, si me Markun dhe Dajën, vjen nga tensioni për të fituar ndeshjen. Duhet të jenë më të kujdesshëm se janë ndeshje delikate, kjo ishte ndeshje më e vështirë se ajo në Vlorë, ka të bëjë dhe me cilësinë e fushës. Unë mendoj që janë edhe 5 finale, është e vështirë të shkosh drejt suksesit, Korabi pati mundësinë të na ndëshkonte, kemi ndeshje të tjera që do na e vështirësojnë punën. Kemi pasur probleme me dëmtimet, Danaj ka 4 javë pa u stërvitur, në aspektin mental lojtarët e interpretuan siç e doja lojën”,, u shpreh ai për “Oversport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"