“Kjo është një fushë e vështirë”, Magani pas barazimit me Kastriotin: Edhe kemi gabuar në merkato, por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 11, 2024 | 15:59

“Kjo është një fushë e vështirë”, Magani pas barazimit me Kastriotin: Edhe kemi gabuar në merkato, por…

Lushnja barazoi me Kastriotin në sfidën e javës së 20-të të Kategorisë së Parë në stadiumin “Redi Maloku”. Trajneri i Lushnjës, Gugash Magani, u shpreh se skuadra mund ta fitonte këtë sfidë dhe se objektivi është vendi i gjashtë që të çon në “play-off”.

magani

“Po t’i referohemi fushës, kjo është fushë e vështirë për çdo skuadër. Nëse e flasim këtë gjë pas ndeshjes, mendoj se mund t’i merrnim tre pikët. Megjithatë do ta konsideroja një rezultat pozitiv me një kundërshtar dinjitoz.

Janë gjashtë skuadra në zonën e “play-off” që do të ndeshen me njëra-tjetrën. Vendin e katërt nuk e kapim, por do të mundohemi të kapim të gjashtin. Edhe kemi gabuar në merkato, por kështu e ka pjesa e menaxhimit. Ecuria e deri tanishme nuk është e kënaqshme për mua. Mos të harrojmë dhe ajo që unë kërkoj te skuadra është të rrisim mentalitetin e fituesit. Kemi dalë barazim, kur ndeshja ishte 2-0 për ne kundër Beratit. Pastaj morëm një fitore të rëndësishme në Luz dhe u mundëm nga Ballshi, që është një skuadër më e mirë se ne, por nuk ka më shumë histori për ne. Presioni do fillojë të rritet më shumë.

Skuadrat që janë sipër nesh, jemi ndeshur. Përveç Vorës që kemi dalë barazim, të tjerat na kanë mundur. Me gjithë rezervat që kam pasur, por dhe ne kishim ato problemet tona. Po mundohem të fus mentalitetin e fituesit te kjo skuadër që ka shumë histori”, tha Magani për “MCN”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"