“Kishim strategji të qëndronim kompakt”, Cikalleshi pas humbjes me Poloninë: Ndodhi se Sheznji është ndër më të mirët në botë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2023 | 23:03

“Kishim strategji të qëndronim kompakt”, Cikalleshi pas humbjes me Poloninë: Ndodhi se Sheznji është ndër më të mirët në botë

Sokol Cikalleshi e ka cilësuar një humbje episodike të sotmen e Shqipërisë përballë Polonisë. Pas ndeshjes, sulmuesi vuri theksin te rastet e humbura përballë portës polake.

bandicam 2023-03-27 22-49-29-501

“Me strategjinë që kemi menduar, të rrinim kompakt në gjysmën e fushës tonë. Besoj se shkoi mirë, vetëm në rastin e golit që mund të evitohej. Përveç atij besoj se Polonia nuk pati sot rast tjetër, rastet i kishim por goli nuk na erdhi mua, Uzunit e Asllanit, E rëndësishme është që ekip të ketë këtë shpirt gare se çdo gjë është proces dhe duke patur këtë shpirt gare, çdo gjë është në rrugën e duhur.

Në të kaluarën jemi munduar disa herë të bëjmë presing ofensiv dhe e kemi pësuar. Duke qëndruar kompakt, e respektuam ndoshta, por nuk është se Polonia na vuri përpara me raste. Nëse do të kishte mund ta thoshim që e respektuam shumë. Ai gol mund të evitohej, kemi mbrojtur mirë, sulmuar mirë në rastet që patëm. Por Sheznji është një ndër më të mirët në botë e nuk na lejoi sot, sidomos Asllanin se ai bëri një gjuajtje shumë të mirë e mund të përfundonte në portë.

Analizat që do të bëjmë do të shohim se në rastet që patëm hapësirat u hapën nga njëri apo tjetri. Mua Uzuni më ndihmonte se kur merrja topin e dija që është në krah. Me Asanin nuk është se shërbeva shumë unë dhe ai, por isha më i pozicionuar nga Uzuni pas pritnim kroset nga Asani. Me Uzunn kam pasur kombinime të mira gjatë lojës, të asistonte ai për mua apo e anasjella, mund të ishte më e mirë, pa diskutim”, tha Cikalleshi për “SuperSPort”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"