“Kishim rivalitet në La Liga”, flet Kristiano Ronaldo: Ju tregoj çfarë admiroj te Leo Mesi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 14, 2020 | 23:50

“Kishim rivalitet në La Liga”, flet Kristiano Ronaldo: Ju tregoj çfarë admiroj te Leo Mesi

Kristiano Ronaldo dhe Leo Mesi janë dy nga lojtarët më të mirë në histori të futbollit, të cilët kulmin e rivalitetit e kishin kur portugezi ishte në La Liga dhe luante për Real Madridin, ndërsa Mesi për Barcelonën që nuk e ka ndërruar asnjëherë.MESI RONALDO

Në kulmin e rivalitetit të tyre, të dy futbollistët ja dolën të fitojnë shumë trofe, si kampionate apo Ligën e Kampionëve. Tashmë me kalimin e Ronaldos në Itali te Juventusi, rivaliteti mes këtyre dy lojtarëve sikur është zbehur.

Në një intervistë për “RMC Sport”, Ronaldo është shprehur se ai e admiron karrierën që ka bërë argjentinasi: “Unë me të vërtetë e admiroj karrierën që Mesi ka bërë deri më tani. Ai tha se kishte probleme kur unë u largova nga Spanja, kjo për shkak se kishte një rivalitet të madh.MESI RONALDO

Megjithatë është një rivalitet që nuk ekziston vetëm në futboll, pasi Majkëll Xhordan kishte rivalë në Basketboll, Ajrton Sena dhe Alain Prost janë rivalë në F1. E vetmja pikë e përbashkët në të gjitha rivalitetet e mëdha në sport është se ata bëhen më të fortë.”, u shpreh Ronaldo.

PAMORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"