Kilian Mbape i jashtëzakonshëm, rekorde pa fund në Botëror ndërsa kalon një nga një legjendat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2022 | 19:50

Kilian Mbape i jashtëzakonshëm, rekorde pa fund në Botëror ndërsa kalon një nga një legjendat

Kilian Mbape po shkruan historinë e futbollit botëror me golat e tij. Ndonëse në një moshë shumë të re, sulmuesi i Francës vazhdon të jetë shumë vendimtar në çdo veprim sulmi të skuadrës së tij dhe po udhëheq “gjelat” në rrugëtimin për të mbrojtur titullin Kampion Bote të fituar katër vite më parë. Dhe në këtë rrugëtim, rekordet bien një nga një para këmbëve të sulmuesit të ri francez.

mbape

I tillë është ai i lojtarit më të ri që arrin kuotën e 9 golave në Botërorë, të rritur me dy golat e sotëm. Mbape ia doli duke kaluar legjendën Euzebio, i cili e kishte arritur këtë shifër në moshën 24 vjeç e 182 ditë në vitin 1966. Ndërsa Mbape është vetëm 23 vjeç e 349 ditë.

Në këtë mënyrë ai u bë njëkohësisht lojtari më i ri në moshë që merrte pjesë në mënyrë direkte në 11 aksione goli në Botëror, duke shënuar apo duke dhënë asist. Ai kaloi Gerd Myler, i cili e kishte arritur këtë shifër në moshën 24 vjeç e 226 ditë në vitin 1970.

Në fakt, Mbape u bë lojtari i parë i Francës me një rol direkt në 7 golat e fundit të saj në Botëror, duke çuar vetë topin në rrjete apo duke dhënë asist. Këtë shifër e kanë arritur edhe Gerd Myler, Oleg Salenko dhe David Vija më parë në përfaqësuese të tjera, por Mbape do të ketë mundësinë në çerekfinale që ta bëjë rekordin tërësisht të tijin.

Rekordi më i lakmuar padyshim që mbetet ai i golashënuesit më të mirë të të gjitha kohëve. Por për të arritur Miroslav Klosen dhe 18 golat e tij, Mbape do t’i duhet të dyfishojë kuotën aktuale. Me këto ritme, nuk duket aspak si diçka e pamundur.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"