Kilian Mbape e ka vendosur, ja kur do të transferohet te Real Madrid

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 31, 2023 | 21:14

Kilian Mbape e ka vendosur, ja kur do të transferohet te Real Madrid

Kilian Mbape e ka vendosur që e ardhmja e tij do të jetë te Real Madrid, Këtë e bëjnë të sigurt në SPanjë ku kanë mësuar se mes përfaqësuesve të francezit dhe atyre të madrilenëve ka kontakte prej kohësh, që afrojnë gjithnjë e më shumë firmën.

MBAPE

Por ajo nuk do të jetë në këtë verë. Sipas të përditshmes spanjolle, sulmuesi i Francës ka vendosur t’u bashkohet “los blancos” në vitin 2024, kur ka planifikuar që të mbyllë edhe aventurën e tij te PSG. Kjo, pasi klubi parisien nuk ka ndër mend ta lërë të largohet në verë përtej një oferte të çmendur dhe Reali nuk duket se është gati të bëjë një të tillë.

Ndaj të dy palët do të presin fundin e marrëveshjes që ka nënshkruar francezi me parisienët gjatë kësaj vere dhe më pas, do të ndodhë një “martesë” e paralajmëruar prej kohësh. Mbape nuk e ka fshehur kurrë dëshirën që një ditë të bëhet pjesë e Realit dhe spanjollët flirtojnë prej kohësh me të.

Megjithatë, gazeta spanjolle thekson se Reali nuk do të bëjë hapin e parë në asnjë moment, pasi nuk dëshiron të digjet si në vitin e kaluar kur u shfaq publikisht e në fund francezi bëri prapakthehu duke rinovuar me parisienët. Ndaj do të pritet derisa Mbape të deklarojë publikisht se është gati të largohet nga PSG, për të zyrtarizuar negociatat me të.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"