Kieza dhe Danilo përmirësohen, por do të presin nga stoli. Ja formacionet e mundshme të Napoli-Juventus

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 3, 2024 | 9:01

Kieza dhe Danilo përmirësohen, por do të presin nga stoli. Ja formacionet e mundshme të Napoli-Juventus

Pas dëmtimeve të Adrien Rabiosë dhe Ueston MeKenit që do të lënë një gropë të madhe në mesfushë për dy javë me radhë te Juventusi, më në fund vijnë dy lajme të mira për Masimiliano Alegrin.tgs

Trajneri bardhezi ka riparë në stërvitje të plotë ditën e djeshme mbrojtësin Danilo dhe sulmuesin Kieza, të cilët duket se do të jenë në dispozicion për supersfidën në “Maradona”.

Gjithsesi, duke parë ata nuk janë në formën maksimale, ndaj Napolit do të jenë në gatishmëri nga stoli, ndërkohë që Mireti dhe Alkaraz, do të jenë ata që do të plotësojnë boshllëkun në mesfushë, ndërsa Jildiz do të jetë “shpatulla” e Vlahoviçit në sulm. Në mbrojtje do të konfirmohet Rugani.

Ndërkohë, te Napoli mund të rishihet Zhezus titullar në qendër të mbrojtjes përkrah Rrahmanit dhe si Olivera në mesfushë ndaj “të përjashtuarit” Zielinski, që tashmë i është premtuar Interit për sezonin e ardhshëm.VBV

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"