“Këtë punë e bëj me pasion, jo vetëm për lekë”, Devolli pas humbjes: Me këto djem shkoj edhe në Ukrainë, nuk e takoj dot gjyqtarin Ferataj sepse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 13, 2024 | 22:37

“Këtë punë e bëj me pasion, jo vetëm për lekë”, Devolli pas humbjes: Me këto djem shkoj edhe në Ukrainë, nuk e takoj dot gjyqtarin Ferataj sepse…

Trajneri i Kukësit, Bledar Devolli, ka qenë dukshëm i pakënaqur pas humbjes 1-0 të skuadrës së tij ndaj Tiranës. Shkak u bë jo vetëm loja e mirë e verilindorëve, por edhe një penallti që iu mohua nga gjyqtari Olsid Ferataj.

bandicam 2024-04-13 17-23-10-133

“Kujt t’ia vë fajin këtu, unë nuk e di. Bravo u qoftë këtyre djemve që punojnë në stërvitje gjithë javën apo për atë që treguan sot. Më vjen keq, sinqerisht, se në momentin tonë më të mirë u ndëshkuam. Kam rastet e mia të dyshimit shumë të madh dhe zhgënjim shumë i madh te rasti i penalltisë. Specialistët që merren, ta shikojnë, sepse punojmë gjithë javës siç punojnë të gjithë dhe na ikën djersa e mundi kot. Megjithatë, bravo u qoftë këtyre djemve, janë thjesht fantastikë.

Emocione? Këtë punë e bëjmë me pasion, jo vetëm për lekë. Unë e kam me pasion këtë punë, ky është biznesi im, nuk kam biznes tjetër e punë tjetër, me këtë merrem. Ndaj normal që kam keqardhje.

Futbolli është lojë gabimesh. Gabuam te goli, por nuk kam çfarë t’u them djemve se menyra se si stërviten e luajnë, janë vetëm për një bravo të madhe.

I bëmë ndërrimet për të freskuar sulmin. Patëm probleme me Lleshin që vjen nga rikuperimi se është i rëndësishëm. E falënderoj se u tregua i sinqertë që nuk kam më fuqi. Super. Këtë kërkoj nga djemtë, në momentin që nuk ke më, ço dorën se kështu ndihmon ekipin. Dragoshi shyqyr që na u rikthye, ne do vazhdojmë punën, të hënën në stërvitje, se kemi në lojë një objektiv madhor, të lojtarëve apo të klubit.

Kupa ka kohë, do presim lojtarët që na janë kthyer a do kenë gjendjen. Do mendojmë për ndeshjen që kemi me Skënderbeun, ka kohë për këtë. Këtu jemi, do flasim.

E di si janë këta djem? Për Zotin me këta iki në Ukrainë, jo më në ndeshje futbolli. Këta vazhdojë punën, kemi objektiva të mëdha për klubin e personalë.

Takim me Feratajn? Për çfarë ta takoj arbitrin Ferataj? Thjesht e takova pas ndeshjes te fusha se këtu pastaj e kanë bërë shtetrrethim. Por thuaji mos ke frikë se nuk të ndodh gjë. Nuk e di, do e gjej numrin e telefonit, ta marr në telefon se kështu nuk e takoj dot”, tha Devolli për “MCN” pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"